Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha reagon për sulmet izraelite: Diktatura e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar

Berisha reagon për sulmet izraelite: Diktatura e Ajetullahëve të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmet e forcave izraelite në Iran.

Në një shënim në Facebook, Berisha shkruan se është diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar.

Kreu i demokratëve deklaron në emër të PD se fundi i regjimit të Ajetullahëve shënon çlirimin e kombit.

“Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme”, shkruan Berisha.

Të fundit