Flash News

E-TJERA

Po lahej me të afërmit, mbytet i riu në ujërat e lumit Mat

Po lahej me të afërmit, mbytet i riu në ujërat e lumit Mat

Një i ri ka humbur jetën sot në ujërat e lumit Mat pranë Shkopetit, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.

Mësohet se E.K është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha  e  lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe  nxjerrë  trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.", njofton policia.

Të fundit