Flash News

E-TJERA

Plagoset turist gjerman në plazhin e Gjipesë, u godit nga helika e një gomoneje

Plagoset turist gjerman në plazhin e Gjipesë, u godit nga helika e

Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje mesditën e sotme në plazhin e Gjipesë. 

Policia njofton se ai u godit nga një gomone që drejtohej nga një i ri jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.

"Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje", njofton policia. 

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit