Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës

Malltezi: Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi përmes një postimi në Facebook ka sqaruar të vërtetat mbi Privatizimin e Klubit Partizani.

Malltezi shkruan se është krijuar një kakofoni lidhur me të vërtetat për dosjen “Partizani”, pasi sipas tij, klubi u vodh nga kompania ku është drejtor vëllai i Edi Ramës. Malltezi shton se pronarët e vërtetë nuk kanë përfituar nga asnjë proces privatizimi.

“Ka mashtrim/kakofoni të qëllimshme me “Privatizimi i Klubit Partizani” - kjo është e gënjeshtër. Klubi Partizani u vodh nga kompania ku është drejtor i vëllai i Edi Ramës. Ne, pronarët, NUK kemi përfituar klubin Partizani nga asnjë proces privatizimi.

Ne kërkuam TOKËN tone qysh në 1994 e deri në 2007, kur u realizua kthimi i tokës së të parëve që ishte grabitur pa asnjë letër nga hajduti pushtet komunist. Më pas, në përputhje me ligjin e kthimit të pronës, që detyronte që OBJEKTET në pronë private privatizohen për pronarët e tokës.

Deri në fund të privatizimit, shteti detyrohet të paguajë qira për objektet në tokë pronari privat por nuk ka paguar as qera për 3 vjet që e vonoi. Pra, nuk ka privatizim të klubit, por të objekteve të rrënuara në tokë të privatit në përputhje me ligjin.

Prokurorët bëjnë kakofoni dhe nuk duan zbatimin e ligjit për pronarët, por mbyllin sytë kur Edi Rama grabit edhe klubin edhe tokë private (familja Deliu) që është brenda Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura për t’ia dhuruar kompanisë së të vëllait”, shkruan Malltezi.

Të fundit