Flash News

E-TJERA

Sot Samiti i SEECP/ Zbardhet axhenda, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Sot Samiti i SEECP/ Zbardhet axhenda, ja rrugët që do të

Do të mbahet sot në Tiranë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Samiti i sotshëm do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Në kuadër të Samitit do të ketë edhe disa blloime rrugësh të përkohshme. Më poshtë është zbardhur edhe axhenda e Samitit të SEECP.

Axhenda:

Eventi nis në orën 11:30. Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.

Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti. Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së. Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.

Presidenti Bajram Begaj do të presë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

“Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga Presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP.

Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së. Veç mikpritjes së samitit, Presidenti pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.

Rrugët që do të bllokohen:

Qarkullimi do te kufizohet ne disa akse, si rruga drejt Aeroportit te Rinasit,  Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George Ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve do të kufizohen Rruga “George Ë Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit deri tek Aeroporti i Rinasit.

Do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Të fundit