Flash News

E-TJERA

Tragjike në Itali! Treni përplas për vdekje 19-vjeçarin italo-shqiptar

Tragjike në Itali! Treni përplas për vdekje 19-vjeçarin
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një 19-vjeçar italo-shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ka ndërruar jetë pasi u godit nga një tren i Malpensa Express që ishte nisur nga Milano.

Mediat italiane shkruajnë se riu po kalonte shinat, për tu takuar me miqtë e tij që ishin në anën tjetër të rrugës dhe me shumë gjasë nuk e pa trenin që po vinte ose ndoshta e pa nga larg dhe mendoi se mund t’ia dilte.

Tragjedia u regjistrua brenda pak sekondash para syve të shokëve të tij, ndërsa 19-vjeçari vdiq menjëherë pas dëmtineve që mori. Hetuesit po shqyrtojnë dëshmitë e miqve dhe imazhet nga kamerat e sigurisë së stacionit.

Të fundit