Flash News

E-TJERA

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet drejt ‘Traumës’

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë,

Një 35-vjeçar është gjetur i plagosur në apartamentin ku jetonte në Vlorë.

35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit