Flash News

E-TJERA

“Karma e gjen rrugën”, kujt i drejtohet mesazhi i koduar i Veliajt nga burgu?

“Karma e gjen rrugën”, kujt i drejtohet mesazhi i koduar i

I burgosur prej 10 shkurtit, pasi agjentët e BKH i vunë prangat në ambientet e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh të koduar në TikTok.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, është mesazhi që ka shpërndarë Veliaj në në TikTok.

“Karma e gjen rrugën”, kujt i drejtohet mesazhi i koduar i

Dukshëm, mesazhi i Veliajt është një kunjë, por e paqartë se kujt i drejtohet konkretisht. Nëse do të ngrinim një hipotezë të thjeshtë, Veliaj duket se i drejtohet një individi që e bën fajtor për prangosjen e tij.

Madje, ai përmend edhe ‘Karmën’, duke përfocuar mesazhin e koduar të lëshuar nga burgu. Kujtojmë se Veliaj ndodhet në paraburgim pasi u mor nën hetim nga SPAK për korrupsion në procedura tenderimi. 

Të fundit