Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja "Partizani"/ Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

Dosja "Partizani"/ Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK, në zbatim të masë "detyrim paraqitje".

Burime bëjnë me dije se arsyeja e mungesës lidhet me probleme shëndetësore, ndërkohë deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga selia blu apo nga avokatët e tij.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi më 3 janar të vitit të kaluar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK për kreun e PD-së, Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Me vendim të gjykatës Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.

Të fundit