Flash News

E-TJERA

I akuzuar për vrasje, Europol në kërkim të kriminelit shqiptar (EMRI)

I akuzuar për vrasje, Europol në kërkim të kriminelit
Shpendi Malo

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shpendi Malo është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet si autor i një vrasje të ndodhur në vitin 2019 në Gjermani.

Mediat e huaja shkruajnë se Malo është autor i dyshuar i vrasjes së një 27-vjeçari shqiptar në një zonë të pyllëzuar në Halle të Gjermanisë. Sipas Policisë gjermane 34-vjeçari shqiptar e ka therur me thikë bashkëkombasin e tij dhe më pas e ka hedhur trupin e pajetë në një kanal dhe e ka mbuluar me gjethe peme. 

Trupi i pajetë u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët, të cilët njoftuan autoritetet dhe nga hetimet rezultoi se 27-vjeçari ishte vrare nga Shpendi Malo. 

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja autori u largua nga Gjermania menjëherë pas krimit dhe u vendos në listën ndërkombëtare të të kërkuarve. Ai rezulton të jetë në listën e Europolit të 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

Sipas Kryeprokurorit Publik Cernota, hetimi është ende duke u zhvilluar për vrasje të paqëllimshme. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që vrasja të hetohet në një datë të mëvonshme.

Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të të kërkuarit, sakaq autoritetet kanë ngritur dyshimet se ky i fundit mund të jetë strehuar në Shqipëri.  

Të fundit