Flash News

E-TJERA

Tërmeti godet Maqedoninë e veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri

Tërmeti godet Maqedoninë e veriut, lëkundjet ndjehen edhe në
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Mediat fqinje raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, në koordinatat 41.180° gjerësi veriore dhe 20.860° gjatësi lindore, ose rreth 9 kilometra në verilindje të Ohrit.

Raportohet se tërmeti u ndje edhe në rajonet fqinje, duke përfshirë pjesë të Shqipërisë – 66 kilometra në lindje-verilindje të Elbasanit.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Shërbimet sizmologjike vazhdojnë të monitorojnë situatën.

Të fundit