Flash News

E-TJERA

Shqipëria krah Izarelit: Irani duhet të ndërpresë aktivitetin bërthamor

 Shqipëria krah Izarelit: Irani duhet të ndërpresë

Shqipëria ka konfirmuar publikisht se qëndron krah Izarelit në betejën që ka nisur në Lindjen e Mesme.

Deklaratën e konfirmoi sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në takimin e zhvilluar në tiranë me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në procesin e bashkëpunimit të evropës juglindore  e njohur si SEECP.

 kryediplomati theksoi se është Irani që duhet të ndërpresë aktivitetin bërthamor dhe se Tel Avivi ka  të drejtën e vetëmbrojtja.

Megjithatë Hasani edhe një herë e vë theksin te ulja e armëve.

"Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë,  i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, përfshrë edhe traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria iu bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të angazhohen në përpjekje diplomatike në uljen e tensioneve dhe në një zgjidhje të qëndrueshme politike", shtoi Hasani.

Të fundit