Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nuk u paraqit në SPAK, e konfirmon Gjokutaj: Shkak gjendja virale!

Berisha nuk u paraqit në SPAK, e konfirmon Gjokutaj: Shkak gjendja virale!
Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me mosparaqitjen e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha në SPAK, në zbatim të masës "detyrim Paraqitje".

Në një reagim në rrjete sociale, Gjokutaj ka konfirmuar se shkak për mosparaqitjen e Berishës është bërë një problem shëndetësor. Gjokutaj thotë se Berisha po kalon një gjendje virale, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës ju bëj me dije se sot me datë 16.06.2025 ora 10.00, zoti Berisha kishte paraqitjen e tij në SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO për caktimin e masës së “detyrimit për paraqitje”! Për arsye shëndetësore (gjendje virale) paraqitja e tij ishte e pamundur! Në lidhje me sa me sipër, u njoftua prokurori!” shkruan Gjokutaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi më 3 janar të vitit të kaluar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK për kreun e PD-së, Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Me vendim të gjykatës Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.

Të fundit