Flash News

E-TJERA

EMRI/ Gjendet i vdekur brenda një shpelle i moshuari në Lezhë

EMRI/ Gjendet i vdekur brenda një shpelle i moshuari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Balldre të Lezhës. Një i moshuar i identifikuar si Preng Mandreaj ka rënë në një shpellë rreth 20 metra të thellë e për pasoëj ka humbur jetën.

Bëhet me dije se familjarët kishin lajmëruar policinë pasi i moshuari ishte larguar nga banesa dhe por nuk ishte kthyer më. Pas disa orësh kërkime, ai është gjetur i pajetë brenda në një shpellë në malin përballë shtëpisë së tij.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Të fundit