Flash News

Ditari i Opozitës

"Ministria e deputetë socialistë në SkyEcc"/ Vokshi: Turp! Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë!

"Ministria e deputetë socialistë në SkyEcc"/ Vokshi:
Albana Vokshi

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se Shqipëria sot përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë.

Vokshi ngriti akuza se shteti i bërë bashkë me krimin, po ndalin rotacionin në qeverisje. Vokshi thotë se sot ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc dhe ky është një turp. Ajo shton se është e patolerueshme që në sallat e Brukselit flitet për dhunim të zgjedhjeve dhe në vendin tonë askush nuk reagon për këtë. 

"Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës. Turp është që të shkosh në sallat e Brukselit e të flitet për zgjedhje që janë dhunuar, ky është turp. Turp është që pikërisht që kjo mënyrë se si Elisa drejton Parlamentin është në 10 pika të raportit, nuk drejtohet kështu.

Lexoje raportin para se të drejtosh në mënyrë arrogante çdo nen të rregullores. Mendon se s’po ma jep fjalën për procedurë dhe do më mbyllësh gojën, se unë prap nuk do mund të them ato që kam për të thënë. Do i them. Turp është që Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë, falë Edi Ramës. Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc.

Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë. Shteti është bërë bashkë me krimin dhe këto struktura kriminale po ndalin rotacionin. Nuk e thamë ne këtë, por kryetari i misionit të vëzhguesve, një nga eurodeputetët me korrekt. Një nga politikanët më të mirënjohur gjerman, kishte informacion përtej nesh", tha Vokshi.

Të fundit