Flash News

KRYESORE

A ka infektuar të tjerë në Shqipëri i riu i prekur nga lija e majmunit? ISHP sqaron në Politiko

A ka infektuar të tjerë në Shqipëri i riu i prekur nga lija

Për herë të parë në Shqipëri u konfirmua para pak ditësh një i infektuar nga lija e majmunit. 

Sëmundja infektive virale shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth të tridhjetave.

Instituti i Shëndetit Publik sqaroi për Politiko.al se tashmë pacienti është rikuperuar plotësisht. 

"Gjendja e pacientit është tashmë shumë e mirë dhe nuk ka asnjë shenjë tjetër të mbetur", thuhet në sqarimin e ISHP-së.

Po ashtu, ISHP thekson se sëmundja është improtuar nga Italia.

"Rasti u zbulua pas dyshimit nga mjeku infeksionist dhe u konfirmua pranë laboratorit të ISHP në Tiranë", thekson ISHP. 

E pyetur nëse rasti ka paraqitur rrezik që të ketë infektuar edhe te tjerë në vendin tonë, ISHP e mohon një fakt të tillë. 

"Jo, pasi ai ka qenë i izoluar dhe izolimi i tij është ndjekur nga ISHP", thekson kjo e fundit për Politiko.al. 

Cilat janë simptomat

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore.

Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale. Sëmundja e monkeypox përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar si prekje e lëkurës apo marrëdhënie intime. Por një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat.

Monkeypox është sëmundje e Afrikës pasi virusi qarkullon në kafshët e egra. Në vitin 2022 kjo sëmundje u përhap në Europë dhe ShBA dhe Mbretërisë e Bashkuar.

S. Gjidede/ Politiko.al

 

Të fundit