Flash News

Ditari i Opozitës

"Celibashi koka e krimit elektoral"/ Maliqi ngre akuza: Manipuloi zgjedhjet me porosi të Ramës!

"Celibashi koka e krimit elektoral"/ Maliqi ngre akuza: Manipuloi
Lefter Maliqi

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, ka ngritur akuza ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi se ky i fundit është implikuar në manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Në një reagim në rrjete sociale, Maliqi shkruan se Celibashi është bashkëpunëtor i masakrës elektorale Ai rithekson sërish akuzat për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë Kuçovë, ndërrimin e kutive, trenin bullgar, fshehjen e formularit të dekriminalizimit, dhomën e fshehtë në KZAZ dhe mbrojtjen e Kreshnik Hajdarit.

Postimi i Maliqit:

Celibashi është bashkëpunëtor i masakrës elektorale por smë ka dëgjuar njeri kur e akuzova për manipulimin e zgjedhjeve në Bashkinë Kucovë, ndërrimin e kutive, trenin bullgar, fshehjen e formularit të dekriminalizimit, dhomën e fshehtë në kzaz e krimit në Kuçovë, mbrojtjen e Hajdarit të Kucovës si ky Hajdar ka mbrojt gjithë hajdarët e Rilindjes duke kryer masakër elektorale në dëme të opozitës dhe demokracisë. Qetësia e tij tregon dhe fsheh krim të madh elektoral.

Ndaj tij do reaguar sa më shpejt se është koka e krimit elektoral me porosi të Ramës dhe mbrojtje të Dumanit.

Të fundit