Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Po dëmtoni rëndë familjen"/ Shehu-Spiropalit në Kuvend: Kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini

"Po dëmtoni rëndë familjen"/ Shehu-Spiropalit në
Tritan Shehu

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Në nisje të seancës deputeti i opozitës Tritan Shehu u ankua se mazhoranca po zvarrit projektligjet e propozuara nga opozita.

Shehu solli si shembull nismën e PD-së për rezolutën që dënon genocidin serb në Kosovë si dhe pr/ligjin për njohjen e vetëm dy gjinive mashkull dhe femër.

Shehu kërkon që nisma e fundit të kalojë për votim në një nga dy seancat parlamentare që kanë mbetur para se të mbyllet kuvendi edhe pse u shpreh i vetëdishëm se vota e maxhorancës do të ishte kundër.

“Parlamenti të bëjë pushimet... punimet.... Nëse do e fusni parlamentin për pushime të pajustifikuara... Zonja kryetare ju po shkatërroni plotësisht anën proceduriale të procesit. Janë paraqitur projektligje nga ne, ju po i shtyni, nuk po i sillni, kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë, e shtytë, e latë jashtë, nuk e keni sjellë, kështu edhe për atë me dy gjini, prindi një e prindi dy, qëllimisht nuk po e sillni, po dëmtoni rëndë familjen. Ta kalojmë në një nga dy seancat e mbetura atë projekligj, por unë i di votat tuaja, thelbin për shoqërinë njerëzor e fmailjen, ndaj silleni ta kalojmë”, tha Shehu.

 

Të fundit