Flash News

E-TJERA

Mbolli kanabis buzë një përroi, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (Emri)

Mbolli kanabis buzë një përroi, arrestohet 59-vjeçari
Foto ilustruese

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia në Roskovec pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Flamur Rërza, banues në fshatin Vlosh pasi është kapur duke u kujdesur për 22 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të kultivuara pranë një përroi në afërsi të banesës së tij.

59-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduariale. 

Njoftimi i policisë

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit