Flash News

Bota

"Banorët e Teheranit do paguajnë çmimin", ministri izraelit i Mbrojtjes sqaron deklaratën

"Banorët e Teheranit do paguajnë çmimin", ministri

Ministri i mbrojtjes i Izraelit paralajmëroi më herët se banorët e Teheranit do të "paguajnë çmimin" për sulmet iraniane ndaj qytetarëve izraelitë.

Israel Katz tani ka sqaruar se çfarë donte të thoshte, duke shkruar në X se "nuk ka qëllim për të dëmtuar fizikisht banorët e Teheranit".

"Ata do të detyrohen të paguajnë çmimin e diktaturës dhe të evakuojnë shtëpitë e tyre nga zonat ku do të jetë e nevojshme të sulmohen objektivat e regjimit dhe infrastrukturën e sigurisë në Teheran", thotë ai. "Ne do të vazhdojmë të mbrojmë banorët e Izraelit."

Të fundit