Flash News

E-TJERA

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg administratorin e
Loran Dusha

GJKKO ka lënë në fuqi këtë të hënë masën e sigurisë “arrest në burg” për administartorin e inceneratorit të Fierit, Loran Dushen, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zimbabve në Shqipëri.

Dusha ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2022, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike, duke përdorur fatura dhe pagesa fiktive për punë dhe shërbime që nuk janë kryer realisht.

Të fundit