Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbylle Kuvendin për të ngrënë drekë në Greqi

Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbylle Kuvendin për të

Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Deputeti Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit anuloi seancën e kaluar për shkak të një samiti në Ukrainë.

Bardhi iu drejtua Spiropalit duke i thënë se kishte gënjyer duke e bmyllur Kuvendin për të ngrënë drekë në Greqi. Demokrati e akuzoi Spiropalin se po e trajton Kuvendin si shtëpinë e saj personale.

Bardhi: Na thatë keni një angazhim shumë të rëndësishëm në Ukrainë, por të enjten nuk ishit në UIkrainë por në Greqi. Ta trajtosh Kuvendin si shtëpinë tënde personale për të ngrenë drekë në Greqi, arrogancë përtej normales. Ne nuk kemi dhënë miratimin për kalendarin. Mbani të kyçur në sirtar 60 niisma të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, çdo deputet një nga përgjegjësitë e tij kryesore ka propozimin e nismave legjislative. Ju trajtoni me prioritet çdo nismë të Këshillit të Ministrave, por nuk trajtoni ato të deputetëve, kryesoisht ato të opozitës. Vetëm 3 javë nga mbyllja e Kuvendit, nuk kemi ende një planifikim se kur do të shqyrtohen në seancë iniciativat e deputetëve. Kërkoj të planizoni se kur iniciativat tona që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, si minimumi jetik, rritja e pensioneve, ligji për kontrollin e investimeve në Shqipëri, do të shqyrtohen.

Spiropali: Më vjen mirë që më ndiqni hap pas hapi, por seanca nuk u shty për pjesëmarrjen time në samit, por shumë deputetë kishin mungesa në aktivitete të tjera. Shqipëria u përfaqësuar në nivelin më të lartë e më të mirë e këtë e them pa modesti fare. Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale.

Të fundit