Flash News

POLITIKOFF

Temperaturat ekstreme, ja ushqimet që duhet të hani për të përballuar vapën

Temperaturat ekstreme, ja ushqimet që duhet të hani për të
Për të mposhtur të nxehtin, bëni mirë që kompozimi i vaktit tuaj të jetë me ushqime të lehta për tu tretur, kryesisht fruta dhe perime, si dhe 2 litra ujë.

Kripërat minerale- Asnjëherë mos i lini pas dore kripërat minerale, të cilat humbin përmes djersës. Përdorni ushqime dhe pije që përmbajnë magnez, zink, fosfor, kalcium dhe potas.

Mëngjes i lehtë dhe energjik- Në vend të qumështit të ngrohtë mund të përdorni kos me fruta të grira.

Hani shpesh dhe pak- Nëse arrini të respektoni ritmin e tre orëve nga një vakt te tjetri, reduktoni mundësinë për të shkuar të uritur drejt vaktit kryesor, dhe e lodhni më pak aparatin tretës, i cili punon në mënyrë konstante.

Karbohidratet- Mos hiqni dorë nga makaronat, por reduktoni sasinë dhe shpeshtinë e tyre. Nëse është e mundur reduktoni konsumin e bukës.

Perime dhe fruta freskuese- Sallata jeshile, rukola dhe majdanozi nuk duhet të mungojnë në tavolinën e verës. Gjatë kësaj periudhe konsumi i frutave duhet shpeshtuar. Veçanërisht shalqini dhe pjepri.

Proteinat- Zgjidhni ato që janë më të lehta, si djathin e bardhë, mishin e bardhë, fasulet, bishtajat etj.

Të fundit