Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO cakton seancën për ish presidentin Ilir Meta

Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO cakton seancën për ish
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-presidentit, Ilir Meta. 

Meta ka kërkuar vlerësimin e kushteve për caktimin e masës së sigurisë dhe kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar. Seanca për shqyrtim pritet të mbahet të premten në orën 11:30.

Ish-presidenti, Ilir Meta, ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Të fundit