Flash News

E-TJERA

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale, procedohen 2 persona në Himarë

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale,
Foto ilustruese

Një administrator dhe menaxheri i  një karburanti në Himarë, kanë përfunduar në pranga nga Policia pasi furnizonin me karburantë mjete të ndryshme lundruese, pa përdorur kasë fiskale.

Policia sqaron se gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Vlorë, pas marrjes së informacioneve, se në portin e Himarës, një subjekt për shitjen e hidrokarbureve po kryente veprimtari të paligjshme, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit