Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kritikon SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër?!

Bardhi kritikon SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ngritur si shqetësim kryesor në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Strasburg rolin e SPAK në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës që mbajti, Bardhi ngriti pyetjen nëse SPAK ka ndërrmarë veprime konkrete në zgjedhje apo ka vetëm strategji të bukura në letra. Nga ana tjetër Bardhi ka cituar dhe Kryeministri Rama që sipas tij në zgjedhje ka kërkuar që të ndalohet puna e task forcës së SPAK.

"Ju folët për task forcën e ngritur nga SPAK për zgjedhjet, është e vërtetë, por në 20 shkurt Kryeministri Rama në një dalje mediatike i kërkoi prokurorisë së posaçme të ndalë menjëherë veprimin në terren dhe unë dua ta citoj: 

“Po survejoni partitë politike, të ndalet menjëherë ndjekja e partive dhe aktiviteteve partiake. Nuk mund të cenoni të drejtat e qeverisë dhe t’i bëni trysni administratës publike. Uroj të jetë lajthitje e momentit”, ishte deklarata e kryeministrit.

 Nga ky moment, nga 20 shkurti 2025, pak para zgjedhjeve e deri në përfundim, rezultoi që jo vetëm prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren për krimet zgjedhore por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore. Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030, nuk ndihmon as në ndikimin as në parandalimin e krimeve zgjedhore.
Pyetja ime për Komisionin Europian është, "Na duhen rezultate konkrete apo na duhet të kemi në letër strategji të bukura që qëllimin mund ta kenë pozitiv, por në realitet nuk sjellin asgjë?"-tha Bardhi në fjalën e tij.

Të fundit