Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Këlliçi: Po zbardhen manipulime masive të PS-së!

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Këlliçi: Po zbardhen
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit të votave në Tiranë.

Në një prononcim për mediat Këlliçi u shpreh se nga ky proces rinumërimi po zbardhen manipulimet masive të Partisë Socialiste. Ai akuzoi PS dhe kreun e qeverisë, Edi Rama për manipulim masiv të votës në zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar procesin si një farsë elektorale që ka për qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Këlliçi deklaroi se gjatë procesit të rinumërimit janë konstatuar raste konkrete ku PS-së i janë shtuar në mënyrë të paligjshme vota në kurriz të Partisë Demokratike, duke përmendur se vetëm në 14 kuti janë identifikuar 17 vota të manipuluara.

Ai theksoi se ky proces po ndiqet jo vetëm nga strukturat e PD-së në terren, por edhe online, në kohë reale, dhe paralajmëroi se çdo tentativë për manipulim do të ekspozohet publikisht.

Këlliçi: Deri tani, procesi po ecën me një ritëm shumë të ulët, shumë të ngadaltë, dhe për të paktën dy javët në vijim parashikohet që të jemi ende në proces rinumërimi. Deri më tani, në 14 kuti është evidentuar se PS ka përfituar 17 vota në mënyrë të paligjshme, pra komisionerët i kanë shtuar PS-së 27 vota. Diku tjetër i janë shtuar vota të pavlefshme ose të një subjekti tjetër. Nëse vazhdohet me këtë trend në 1,282 kutitë në total, është e pashmangshme që të kemi një sasi të madhe votash të vjedhura nga PS në qarkun e Tiranës.

Pa dyshim, PD-së deri tani i janë hequr dhe vjedhur vota. Janë hequr 4 vota si subjekt, dhe ne do të vijojmë ndjekjen kuti pas kutie. Ky është një proces që po ndiqet edhe online nga strukturat e PD-së dhe në faqen e KQZ-së.

Sot, me provat që PD ka bërë publike votimi i njëjtit qytetar 3-4 herë në Elbasan, kthimi përmbys i kutive të votimit për të nxjerrë fletën dhe për të “verifikuar” vullnetin e qytetarëve sipas pamjeve të publikuara nga z. Berisha, faktet e pakontestueshme të presionit gjatë ditës së votimit, si dhe rasti i trenit bullgar në Peqin ku votohej me një fletë të vetme që nxirrej jashtë tregojnë se ky proces ka ndodhur paralelisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Të gjitha këto fakte mjaftojnë për të treguar se më 14 maj nuk ka pasur zgjedhje, por një farsë elektorale.

Të fundit