Flash News

E-TJERA

Vodhën 15 mln euro përmes mashtrimin me call Center, dënohen me burg Jusel Mici dhe Mendim Domi

Vodhën 15 mln euro përmes mashtrimin me call Center, dënohen me
Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin me burg për Jusel Micin dhe Mendim Domin, të cilët akuzohen si drejtues të një grupi kriminal që mashtruan shtetas evropiane përmes "Call Center" dhe u morën atyre 15 milionë euro.

Sipas vendimit të Gjykatës, Jusel Mici me bashkimin e dënimeve të dhëna për të gjitha veprat penale u dënua me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. Nga ulja e dënimit me 1/3, Mici u dënua përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

Ndërsa, Mendim Domi me bashkimin e dënimeve të dhëna për të gjitha veprat penale u dënua me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. Edhe Domi nga ulja e dënimit me 1/3, do të vuajë prfundimisht 7 vjet e 4 muaj burg. 

Vendimi u mor nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, të cilat po ashtu vendosën konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Micit dhe Domit. 

Të fundit