Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e seancës për Salianjin, avokati Ramaj tregon arsyet, kur pritet të lirohet

Shtyrja e seancës për Salianjin, avokati Ramaj tregon arsyet, kur
Ervin Salianji

Avokati Redi Ramaj, ka dhënë detaje në lidhje me shtyrjen e seancës për lirimin me kusht të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe procedurat që do të ndjekin më tej.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Ramaj ka deklaruar se kërkesa për lirimin e Salianjit është iniciuar nga pala mbrojtëse dhe bëhet si një procedurë rutinë brenda parametrave ligjorë dhe të drejtave që i garanton ligji.

Ai theksoi se kushtet për lirimin me kusht janë plotësuar, por seanca u shty për shkak të mungesës së dokumentacionit nga institucionet përkatëse.

“Mendoj se është një çështje procedurale ku institucionet, që duhet të kenë gati dokumentacionin në këto raste, kanë munguar. Lirimi para kohe me kusht është një e drejtë e përcaktuar nga kodi i procedurës penale dhe kodi penal, dhe të gjitha kërkesat për këtë janë bërë nga Ervin Salianji. Nga këndvështrimi ynë, gjykata e Fierit duhet të zbatojë ligjin dhe të fokusohet në faktin nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni dhe nëse kushtet, siç përcakton ligji, për lirimin e tij para kohe me kusht janë përmbushur. Ai i ka mbetur më pak se tre muaj e ca dënim për të kryer, dhe normalisht lirimi i tij nga qelia kërkohet vetëm për këtë periudhë që i takon sipas ligjit”, tha ai.

Avokati theksoi se procesi mund të zgjasë dy-tre seanca dhe shprehu shpresën që gjykata të japë vendimin pozitiv sa më shpejt, pasi nuk ka arsye për zgjatje të mëtejshme. Ai e cilësoi kërkesën e tyre si plotësisht ligjore dhe në përputhje me rregullat.

Të fundit