Flash News

Bota

Izraeli godet selinë e Policisë Kombëtare në Iran, raportohet për disa të plagosur

Izraeli godet selinë e Policisë Kombëtare në Iran,

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, pasi një sulm ajror izraelit goditi sot ndërtesat pranë selisë së Policisë Kombëtare të Iranit në Teheran, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Raportimet zyrtare nga Teherani konfirmojnë disa të plagosur si pasojë e goditjes, që cilësohet nga autoritetet iraniane si pjesë e “agresionit të vazhdueshëm të regjimit uzurpator dhe brutal sionist”.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi më herët se avionët e Forcës Ajrore izraelite “shkatërruan selinë e sigurisë publike të regjimit iranian, dega kryesore represive e diktatorit iranian”.

Mediat shtetërore iraniane kishin raportuar më parë se një sulm izraelit ndodhi pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran.

Selia e Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit është në të njëjtën rrugë me objektin e Gjysmëhënës së Kuqe.

 

Të fundit