Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët, ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët, ne

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar procesin e rinumërimit të votave të 11 Majit.

Berisha tha se ishin qytetarët ata që kërkuan rinumërimin, ndërkohë që opozita po kontrollon mbi legjitimitetin e tij.

Berisha tha se PD do të faktojë se çfarë farse u zhvillua më 11 Maj.

“Çështja e numërimit të votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Të paktën kjo është e 5-ta herë që para jush sqaroj. Nuk është një kërkesë primare e PD-së, jo. Jo dhe jo. Ta ketë të qartë çdo njeri. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund t’ju theme se, tre janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë.

Së pari, kamerat të cilat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur trenin Bullgar. Kanë zbuluar aktet më të shëmtuara që damkosin farsën si një proces krejtësisht të paligjshëm.

E dyta, janë administrimi i qendrës së votimit, administrimi i kutisë së votimit, i materialeve të votimi, procesverbaleve të votimit.

Dhe e treta, janë plotësimi i kërkesave të kandidatëve tanë që kanë pretendimet e tyre dhe ne kurrë nuk mund të mos mbështesin transparencën.

Pra të kuptohemi, besoj se kemi bërë gjënë më të madhe sepse kemi faktuar çdo ditë këtu para jush dhe do faktojmë se çfarë farse e shëmtuar është zhvilluar në 11 maj.

Për PD-në vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Aktet e shëmtuara të krijuara janë të gjitha të parapërgatitura, nuk janë ‘ex tempore’ aty. Duhet të bëj dallim për çdo qytetar, se çfarë është numërimi i votave për kandidatë dhe se çfarë është kontrolli i legjitimitetit të procesit. Janë gjëra krejt të ndryshme”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit