Flash News

E-TJERA

Murtaja e bagëtive/ Shfaqet një vatër e re në Shkodër, preken 200 krerë dele

Murtaja e bagëtive/ Shfaqet një vatër e re në Shkodër,

Një vatër e re e murtajës së bagëtive të imëta është konfirmuar ditën e sotme në Bashkinë e Shkodër.

Mësohet se, vatra është identifikuar në një fermë në fshatin Trush, ku janë prekur rreth 200 dele, të cilat pritet të asgjësohen për të frenuar përhapjen.

Kjo përbën vatrën e dytë të sëmundjes në këtë bashki, pas asaj të zbuluar më herët në fshatin Postribë.

Rasti i parë i murtajës u zbulua më 6 qershor në zonat veriore të vendit, ndërkohë që më vonë janë konstatuar edhe vatra të tjera. Ajo që e bën më shqetësuese situatën aktuale është fakti që, ndryshe nga rastet e mëparshme ku sëmundja prekte kryesisht dhitë, këtë herë janë infektuar delet.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme, bëhet me dije se fshati Trush është vendosur në karantinë që nga dita e sotme, ndërsa ndalohet çdo lëvizje e bagëtive brenda dhe jashtë zonës. 

Të fundit