Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti Qani Xhafa

Seanca në GJKKO, dënohet me gjobë deputeti Qani Xhafa

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca gjyqësore ndaj deputetit Qani Xhafa, i akuzuar nga SPAK për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Deputeti u përfaqësua nga avokati i tij, Marash Logu.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, shpalli pretencën ndaj Xhafës, duke theksuar se ai ka konsumuar veprën penale të drejtimit të parregullt të mjetit në gjendje të dehur, çka ka cënuar rëndë marrëdhëniet juridike të qarkullimit rrugor.

 Kllapi kërkoi deklarimin fajtor të deputetit dhe dënimin e tij me 6 muaj burg, të konvertuar në një vit shërbim prove, duke i kërkuar gjykatës të marrë në konsideratë statusin e tij si deputet dhe si familjar.

Mbrojtja, nga ana tjetër, pranoi akuzat, duke theksuar se klienti i tij ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka treguar përgjegjësi qytetare.

“Ka qenë një rast i veçuar pas një feste familjare, dhe ai po kthehej në shtëpi. Sjellja e tij dëshmon se është një person i arsimuar dhe i ndërgjegjshëm”, tha avokati Logu, duke kërkuar dënimin minimal dhe aplikimin e masës së punës me interes publik.

Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi të dënojë deputetin me një gjobë prej 900 mijë lekësh, të cilën ai duhet ta paguajë brenda pak ditësh.

Të fundit