Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi i votave në Tiranë, Kaso: Nuk kishim objektiv mandatin e 14

Rinumërimi i votave në Tiranë, Kaso: Nuk kishim objektiv mandatin

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaron se me rinumërimin e votave në kryeqytet, PD nuk po synon marrjen e një mandati të 14 në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kërkesa për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nuk është bërë për këtë arsye, por nëse kandidatët brenda PD-së pretendojnë se mund të arrijnë mandatin e tyre, sipas tij kanë të drejtën legjitime ta mendojnë.

“Kërkesa nuk ka qenë nga partia demokratike për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave që të kishte si objektiv marrjen e një mandati tjetër. Aq më tepër nëse llogaritet diferenca është mbi 1000 vota. Nuk ka qenë kurrë qëllimi i PD-së që të iniciojë një proces që të na çoj drejt marrjes së një mandati.

Ka qenë kërkesa e disa kandidatëve, që nuk janë legjitimuar dhe ka qenë përkushtimi jonë që atë që kandidatët nuk e bënin dot vetë, ne tua mundësonim si suport. Tani nëse në 18 mijë vota të pavlefshme që kishte Qarku i Tiranës, Belind Këlliçi apo zoti Alimehmeti shpresonin për të marrë mandatin e tyre të 14 janë në të drejtën e tyre legjitime”,-tha Kaso.

Të fundit