Flash News

Ditari i Opozitës

"Procesi zgjedhor është zhdukur"/ Boçi: Bandat blenë vota edhe në Shkodër!

"Procesi zgjedhor është zhdukur"/ Boçi: Bandat

Drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka komentuar situatën pas zgjedhjeve teksa ka filluar rinumërimi i kutive të disa qarqeve.

I ftuar në News 24, ai theksoi se në Shkodër ashtu si në gjithë vendin, pati grabitje të votës dhe intimidim të votuesit. Sakaq, aty vepruan sipas Boçit edhe bandat, por votuesit në fund mbështetën Partinë Demokratike.

Argumentet nuk lidhen me një akt, por është një proces i tërë që ka prodhuar një industri të grabitjes të votës. Është zhdukur procesi zgjedhor dhe vlera e votës. Nëse e pranojmë këtë dalim tek Shkodra. Situata në Shkodër nuk ka ndryshim nga Fieri, Durrës. Veproi edhe në Shkodër si në Durrës dhe Elbasan.

Pati një rezultat të mirë, merita i takon votuesit, që e ka shprehur mbështetjen për PD. Në hapjen e kutive duhet të ishte më e madhe. Merita tjetër i takon strukturës së PD, kandidatëve, kanë dhe rolin drejtuesit politik. Këto janë elementë që bashkohen bashkë për të sjellë një rezultat.

Nuk mund të themi që në Shkodër nuk vepruan bandat, nuk mund të themi që nuk pati skemë të vjedhjes së votës, e paraprirë dhe në muajt e fushatës, kemi denoncuar dhe veprimet antikushtetuese të kryeministri në SPAK. Ka patur dhe momente që kallëzuesi është intimiduar dhe kallëzimet tona janë rrëzuar dhe SPAK i është kthyer idesë së normalitetit“, tha Boçi.

Të fundit