Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira!

Tabaku pas mbledhjes në Strasburg: S’ka integrim të
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Tabaku deklaroi se opozita ngriti në këtë takim shqetësimet serioze që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë.

“Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se shqiptarët kanë nevojë që procesi i integrimit të ndihet në jetën e përditshme dhe jo të mbetet një slogan politik në tavolinat e qeverisë.

“S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira, pa demokraci funksionale dhe pa reforma të thella që luftojnë korrupsionin,” nënvizoi Tabaku.

Tabaku shton se bashkëpunimi me BE-në duhet të bazohet mbi angazhime të sinqerta dhe reforma të vërteta, jo në fasada dhe retorikë boshe.

Të fundit