Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrollet e BKH-së ndaj Agasit/ Beleri: Ka ikur në drejtim të paditur! Ja lidhjet e tij me gjyqtaren Gjoka

Kontrollet e BKH-së ndaj Agasit/ Beleri: Ka ikur në drejtim të
Fredi Beleri

Eurodeputeti, Fredi Beleri, ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara këtë të enjte nga agjentët e BKH-së, në banesën dhe zyrat e Ergys Agasit. 

Gjatë një prononcimi për Syri Tv, Beleri ka ngritur akuza se Agasi ishte personi që mbante në sistem gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas tij Agasi ishte personi që mbronte gjyqtaren dhe garantonte qëndrimin e saj në punë edhe pse kjo e fundit ishte kapur disa herë në shkelje. 

Beleri shton se Agasi është një njeri shumë i afërt me kryeministrin Rama dhe sipas tij një nga faktorët që komandonte gjyqësorin dhe zgjedhjet.

Sipas Belerit, ndërkohë që agjentët kanë ushtruar kontrolle Agasi është arratisur në drejtim të paditur.

Beleri: Unë ju ftoj juve bashkë me gazetarët në studio që të investigoni se cilat janë lidhjet e zotit Agasi me gjyqtaren Gjoka. Pra ishte një nga faktorët që komandonte gjyqësorin, komandonte zgjedhjet, ishte një njeri shumë afër kryeministrit i cili ka ikur në drejtim të paditur. Ishte njeriu që mbronte zonjën Gjoka, ishte njeriu që mbante zonjën Gjoka në sistem. Edhe pse zonja Gjoka është kapur jo njëherë, por disa herë me presh në duar dikush po e mban në sistem. Njeriu që garantonte qëndrimin e saj në sistem ishte zoti Agasi. Siç e dini në burg mësohen të gjitha.

Nuk funksionon ndarja e pushteve. Drejtësia në vendin tonë është dora e zgjatur e pushtetit. Kjo nuk mund të ketë zgjedhje. Kjo vrau zgjedhjet, vrau demokracinë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, zgjedhjet janë të kapura.

Kontrollet ndaj Agasit u ushtruan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme këtë të enjte. Gjatë kontrollit të vilës së Agasit në Durrës, janë sekuestruar dokumente, aparate telefoni, lap-top e sende të tjera që BKH-ja ka vlerësuar se mund ti shërbejnë hetimit.

Sakaq SPAK, nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment për këtë çështje, duke hermetizuar çdo informacion që bën fjalë për këtë dosje.

Të fundit