Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot Ergys Agasi: Nga ndërtimi, tregtia e futbolli

"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3.

Ai ngriti akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se ky i fundit ka me krimin e organizuar.

Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi. Ky i fundit sipas tij është i vendosur në Durrës, pranë klanit mafioz në atë qytet. 

Sot mësohet se Ergys Agasit, i janë kontrolluar nga oficerët e BKH-së dhe prokurorisë së posaçme SPAK bizneset që zotëron.

Gjatë kontrollit të vilës së Agasit në Durrës, janë sekuestruar dokumente, aparate telefoni, lap-top e sende të tjera që BKH-ja ka vlerësuar se mund ti shërbejnë hetimit. SPAK, nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment për këtë çështje, duke hermetizuar çdo informacion që bën fjalë për këtë dosje.

Por, cilat janë bizneset që janë sot zyrtarisht nën emrin e tij?

Sipas Open Corporates, rezultojnë kompani të zotëruara drejtpërdrejt nga Ergys Agasi. Në disa prej tyre është 100% zotërues, në disa të tjera pjesërisht. 

Bëhet fjalë për kompani që operojnë në fushën e ndërtimit, futbollit, tregtisë etj. 

"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot

"Koordinon Ramën me krimin", ja bizneset që zotëron sot

Agasi ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

Të fundit