Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy automjete

SPAK kontrolle në bizneset dhe banesat e Ergys Agasit, sekuestron dy

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar këtë të enjte kontrolle në banesat dhe zyrat e Ergys Agasit.

Burimet për mediat bëjnë me dije se dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Agasit.

Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë ndërkohë burime jo zyrtare konfirmuan se në këtë çështje ka pasur dhe urdhër-arreste, por nuk dihet me saktësi nëse kanë arrestuar apo jo, Ergys Agasin apo persona të tjerë. Sakaq bëhet me dije gjithashtu se janë sekuestruar edhe 2 automjete.

Të fundit