Flash News

E-TJERA

Anëtarë të organizatave kriminale! Ekstradohen sot nga Dubai 3 shqiptarët

Anëtarë të organizatave kriminale! Ekstradohen sot nga Dubai 3

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime.

Mësohet se Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Të fundit