Flash News

E-TJERA

Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli 48-vjeçari

Akuzohet për vr*sje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Angli

Arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shqiptar i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje.

Policia e Shtetit njofton se L. L., 48 vjeç ra në pranga me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi dyshohet se ka patur rolin e organizatorit dhe financuesit në vrasjen e A. B. në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021. 

"Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,

“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

???? Përmbledhje e ngjarjes:

Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.

Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale", njofton policia. 

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

Të fundit