Flash News

E-TJERA

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 3 "ushtarët" e Talo Çelës

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me

Gjykata e Posaçme në Tiranë la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për tre shqiptarët e ekstraduar pak ditë më parë nga Dubai, të akuzuar si pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të përfshirë në vrasje.

Në burg mbetën Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Dakës dhe Maksim Koçit 

Të tre njihen si bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, dhe akuzohen nga SPAK dhe GJKKO për vepra të rënda penale.

Më konkretisht sipas policisë:

Ervis Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S. Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.

Ado Xhika akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.

Të fundit