Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO shtyn seancën për Metën, avokati: Inkuizicion ndaj presidentit të PL-së! Ka 8 muaj në qeli

GJKKO shtyn seancën për Metën, avokati: Inkuizicion ndaj

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për në datën 26 qershor seancën.

Në një reagim për mediat avokati e ka cilësuar aktin si një ikuizicion ndaj presidentit të PL-së. Ai thotë se sot prokurori ka deklaruar se akuza e lobimit nuk qëndron më dhe seanca është shtyrë pasi avokati ka kërkuar të njihet me aktet e sjella nga prokurori.

Avokati i Metës: Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo. Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri. Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim.

Kreu i PL-së, Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Meta mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

 

Të fundit