Flash News

DITARI POLITIK

Dita e tretë e rinumërimit në Tiranë/ PS dhe PD humbasin sërish vota! Sa u janë hequr deri më tani

Dita e tretë e rinumërimit në Tiranë/ PS dhe PD humbasin

Vijon procesi i rinumërimit të kutive të Qarkut të Tiranës, ku sot është dita e tretë e këtij procesi. Deri më tani janë hapur 218 nga 1,282 kuti votimi.

Nga rinumërimi i kutive të sotme ka rezultuar se më datë 11 maj Partia Socialiste ka përfituar 107 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike 105 vota shtesë. Pas rinumërimit, këto vota u janë hequr të dyja subjekteve politike por pa ndikim në ndarjen e mandateve.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun e Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Të fundit