Flash News

Ditari i Opozitës

Farsa zgjedhore/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi të reja për manipulimin e votave të diasporës

Farsa zgjedhore/ Berisha publikon fakte dhe dëshmi të reja për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar edhe këtë të premte me foto dhe video manipulimet që janë bërë gjatë procesit zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat Berisha ngriti akuza se në krye të këtyre manipulimeve sipas tij qëndron kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka mashtruar jo vetëm votën në vend por edhe atë të diasporës. Në videon e publikuar, emigrantët shqiptarë pohojnë se i morën zarfet në qendrën me lojërat fati ‘OPAP’.

Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada. kreu i PD-së deklaron se dokumentet dhe videot të cilat ai paraqet faktojnë në mënyrë absolute një “krim të shëmtuar kushtetues elektoral”.

Ai e cilësoi procesin si një akt të shtetëzimit të votës nëpërmjet korrupsionit masiv dhe e quajti “goditje të rëndë ndaj idealeve të lirisë së shqiptarëve”.

Sipas tij, manipulimi i votës së 340 mijë emigrantëve është i paprecedent dhe përfaqëson një akt hakmarrës ndaj qytetarëve. Berisha e quajti këtë proces një instrument të narkodiktaturës në Shqipëri. Ai u bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për një betejë pa kompromis kundër qeverisë.

Deklarata e Berishës

Dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral të Edi Ramës, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë.

Shtetëzimi dhe manipulimi i votës së shumicës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që kësaj here me një përfaqësi prej 340 mijë vetësh zgjodhën të votojnë, është një goditje e rëndë e idealeve të lirisë së shqiptarëve, e përpjekjeve të tyre madhore për të qenë së bashku, pavarësisht se ku jetojnë, për të gëzuar të drejtat kushtetuese të vendit të origjinës.

Ky manipulim është i paprecedent në historinë e votimeve të diasporës dhe mund t’u them këtu se në dijeninë timë, diaspora shqiptare është e fundit që fitoi të drejtën e votës.
Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në të cilin njëlloj si në ditët e zeza të diktaturës komuniste, nuk u lejohej të votonin, pavarësisht se ata në Kushtetutë dhe në dokumente zyrtare kishin të drejtën e votës dhe ishin të listuar në listat e votimit.

Ky akt hakmarrës primitiv poshtërues për çdo qytetar shqiptar, ky akt shkelmues i idealeve të lirisë të shqiptarëve, de facto shndërroi procesin e;elektoral të diasporës në një instrument të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, narkodiktaturës në Shqipëri.

PD në betejën e saj, në luftën e saj për votën e lirë të shqiptarëe, ka besimin më të madh se diaspora shqiptare do të mobilizohet dhe angazhohet me të gjithë forcën, potencialin e saj, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës në Shqipëri dhe do japë kontributin e madh në rivendosjen e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë.
Në këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan, të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit dhe për rikthimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë.

Këtu janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh. Urdhëroni, dengje me vota. Ky me krah votash shkon drejt konsullatës. Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi. Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht pra... Siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar.

Të fundit