Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme këtë të premte. Parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesdite kemi shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin, gjithashtu rritet ndjeshëm lagështira në ajër duke bërë që në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër të territorit të krijohet mundësi për reshje afat-shkurtra shiu, ndërsa në zonat Juglindore reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 33°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit