Flash News

E-TJERA

U denoncua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur i moshuari në Peqin

U denoncua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur i

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete pranë një kanali vaditës në fshatin Fatishe në Peqin. Viktima është identifikuar si N.D, 84 vjeç i cili ishte denoncuar i zhdukur nga i biri mëngjesin e djeshëm. 

Pak orë më vonë i moshuari është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.

“Më datë 19.06.2025, ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj date, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Të fundit