Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj në burg, hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës, marrin të dhëna sensitive

Veliaj në burg, hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së

Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka sulmuar faqen e Bashkisë së Tiranës. Në një reagim në telegram ata shkruajnë se kanë marrë të dhëna sensitive dhe kanë fshirë servera.

Hakerat shkruajnë se kjo është një ndëshkim për veprimet që kanë kryer zyrtarët e kësaj Bashkie, por nuk kanë përmendur emra. 

“Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët",- thuhet në mesazhin e tyre.

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës, dhe me disa mesazhe të koduara.

“Yes, you Were right”, shkruhet në një mesazh.

Mbi 3000 terroristë iu imponuan Shqipërisë. Toka shqiptare u detyrua të strehojë këta të mjerë të shkatërruar Është e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (që tani kanë të drejtën ligjore të hedhin raketat e tyre “mbinatyrore” në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë”, thuhet në një mesazh tjetër.

Nuk dihet ende se përse hakerat e kanë sulmuar Bashkinë e Tiranës, ndërkohë kujtojmë që kreu i kësaj të fundit, Erion Veliaj, ndodhet në burg pasi akuzohet për korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. 

Të fundit