Flash News

E-TJERA

Ekstradohen nga Dubai 3 "ushtarët" e Talo Çelës, momenti kur mbërrijnë në Rinas (VIDEO)

Ekstradohen nga Dubai 3 "ushtarët" e Talo Çelës,

Janë publikuar pamjet nga momenti i ekstradimit të tre shtetasve shqiptarë nga Dubai të cilët akuzohen si pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të përfshirë në vrasje.

Aldo Xhika, alias Aldo Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi mbërritën mbrëmjen e kaluar në Rinas nën masa të rrepta sigurie. Të tre njihen si bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, dhe akuzohen nga SPAK dhe GJKKO për vepra të rënda penale.

Më konkretisht sipas policisë:

Ervis Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S. Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.

Ado Xhika akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.

Talo Çela, një emër i njohur i botës së krimit. Prej vitesh është në kërkim, si një prej kokave kryesore të krimit në Elbasan, me disa masa arresti.

Emri i tij është lidhur me disa ngjarje të rënda kriminale, në akuzë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dhe disa vrasje të tjera.

Po ashtu edhe për përfshirjen në grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit në prill 2019.

Të fundit