Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ti fitosh zgjedhjet si Edi Rama - por në Zvicër nuk të lejon drejtësia

Ti fitosh zgjedhjet si Edi Rama - por në Zvicër nuk të lejon

Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në qytetin Vernier, të Zvicrës kanë shkaktuar bujë në rrjet ditët e fundit. Kjo pasi rezultati nuk është njohur se janë ngritur akuza për manipulim të procesit zgjedhor. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja gjykata në kantonin e Gjenevës në Zvicër vendosi të anulojë zgjedhjet, pasi janë konstatuar parregullsi që kanë shtrembëruar rezultatin e votimit. Nga ekspertizat e kryera është vërtetuar se nëntë persona kanë plotësuar 278 fletëvotime.

“Një mashtrim i tillë nuk lejon që rezultati i 23 marsit të pasqyrojë vullnetin e sinqertë dhe të saktë të zgjedhësve,” bëri me dije gjykata.

Raste të ngjashme të konstatimit të manipulimeve janë regjistruar edhe në vendin tonë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Partia Socialiste arriti të sigurojë mbi 80 mandate, rezultat ky i cili shkaktoi debate dhe polemika në radhët e partive politike. 

Pas përfundimit të procesit zgjedhor opozita ka akuzuar se gjatë zgjedhjeve u përdor nga mazhoranca fenomeni i konsideruar si "treni bullgar", ku pati edhe denoncime me video.

Nga procesi i rihapjes së kutive dhe verifikimit të votave u konstatuan problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin vetëm nga një vulë, ndërkohë që duhet të kishin nga dy vula. Po ashtu, në kuti u gjetën më shumë fletë votimi se sa ka qenë pjesëmarrja e zgjedhësve në votime me një apo me dy vota më shumë.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe fletë votimi të papërdorura në kutinë e materialeve zgjedhore, më pak se sa janë shënuar në procesverbal dhe një sërë problematikash të tjera.

Por ndryshe nga Zvicra, në vendin tonë edhe pse janë konstatuar manipulime dhe fryrje të votave sërish nuk ka asnjë reagim nga ana e institucioneve kompetente. Asnjë rezultat nuk është anulluar deri më tani.

Një rast i tillë vendos edhe njëherë në pikëpyetje rolin dhe funksionin e institucioneve të drejtësisë në vendin tonë, për të cilat ka vazhdimisht kritika se janë të kapura nga pushteti. 

Të fundit